17 Janar 2025

Kosova përgatit zyrën në Athinë

Prishtinë, 20 qershor - Republika e Kosovës do ta hapë shumë shpejt zyrën e vet në Athinë.

Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tirbuna”, se pas hapjes se zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, janë shtuar kontaktet me Athinën zyrtare, me qëllim të hapjes së një zyre edhe në kryeqytetin grek. Greqia është i vetmi shtet i rajonit që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, një delegacion i Ministrisë së Jashtme të Kosovës ka qëndruar më 10 qershor në Athinë ku kanë diskutuar për detajet e funksionimit të kësaj zyre.

Afrimin e hapjes së kësaj përfaqësie të Kosovës në Athinë e ka konfirmuar edhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadori Dimitris Moschopoulos.

Ai i ka thënë gazetës se detajet e funksionimit të zyrës janë duke u përcaktuar, por sipas tij ajo nuk do të ketë implikime sa i përket njohjes së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)