Kosova përfituese nga përkrahja në kuadër samitit të Parisit
Kosova përfituese e drejtpërdrejt nga përkrahja në kuadër të këtij samiti.
\"Presidenti Hollande, Kancelarja Merkel, zonja Mogherini e të gjithë liderët evropianë theksuan se për Kosovën dhe rajonin dyert e BE-së janë të hapura, pas plotësimit të kritereve. Po ashtu, në Paris u nënshkrua marrëveshja, sipas të cilës shteti i Francës do të jep 66 milionë euro kredi tejet të volitshme për trajtimin e ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës\", ka shkruar Mustafa në Facebook.