19 Janar 2025

Kosova ofron mundësi të mëdha për investime italiane

Prishtinë, 7 qershor -  Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetja Safete Hadërgjonaj, kanë pritur në një takim një delegacion nga Këshilli Rajonal  Autonom i Friuli Venezia Giulia të Italisë, në krye me presidentin Franco Iacop, presidentin e FINEST S.P.A, Mauro De Savio, shoqëruar nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese.

Presidenti i Këshillit Rajonal Autonom të Friuli Venezia Giulia, Franco Iacop premtoi mbështetje për Kosovën, duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar më shumë me Kuvendin e Kosovës.

Ai ndër të tjera shfaqi interesim për mundësinë që investitorët italianë nga këto tri komuna të investojnë në Kosovë, konkretisht në fushën e çelikut, në bujqësi, agro-ushqim etj.

Nga ana e tij, z. Xhavit Haliti tha se Kosova, konkretisht Kuvendi, ka çfarë të mësojë nga Asambleja Rajonale e Friuli Venezia Giulia.

Duke folur për mundësinë e investimeve, ai tha se delegacioni italian i tri komunave autonome, ka ardhur në Kosovë në kohën e duhur. Haliti tha se Kosova ofron mundësi të mëdha për investime italiane.

“Kuvendi i Kosovës është i gatshëm ta kryej detyrën që i takon për të ofruar ligje sa më të favorshme për investime të huaja”, tha Haliti.

Të dy delegacionet u dakorduan që të takohen më shpesh për të ndikuar në forcimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe tri komunave rajonale autonome italiane në fusha të ndryshme, me interes të dyanshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)