22 Janar 2025

Kosova nuk ofron stabiletet social për të rinjtë

Prishtinë, 12 gusht - Sot edhe Këshilli i Rinisë Evropiane në Kosovë  (KREK) së bashku me të rinjtë të tjerë po festohen 12 Gushtin, Diten  Ndërkombëtare të Rinisë e përcaktuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara qysh nga viti 2000, që  synon të tërheqë vëmendjen tek vështirësitë kulturore dhe shoqërore që ata ndeshin në jetën e tyre.

Ajo mendohet si një rast që qeveria qendrore dhe lokale, si edhe organizata të ndryshme të kthejnë vëmendjen tek rinia, te shqetësimet e tyre.

Drejtuesit e Rinisë Evropiane të Kosovës në vend  të shumë aktiviteteve të tjera  kulturore kan vendosur që në këtë her të flasin një nga një për problemet e të rinjve.

Presidenti i KREK-ut, Avdullah Hasani është shprehur se “Të rinjtë nuk shohin asnjë perspektiv në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit, ai ka ka thënë se klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse sipas tij, rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes, Qytetari i ri në moshë është garanci i e qëndrueshmërisë së çdo vendi dhe shteti,

Andaj kjo rini ka nevojë për përkujdesje shtetërore, duke filluar nga edukimi, shkollimi, siguria, avancimi i vlerave gjithëpërfshirëse, si dhe për angazhim, për eliminimin e faktorëve që prodhojnë urrejtje dhe destabilizim. Rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë sonë. Rinia jonë po kalon momente shumë të vështira dhe ndodhet në një udhëkryq të madh.

Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t’u zgjidhur dhe nuk u ofrohet stabiltet social për gjeneraten e re ” theksoi Hasani.

Ndërsa Sekretari KREK-ut, Orhan Ejupi tha se” Institucionet e Kosovës nuk po bëjn shumë për Sigurin në objekte arsimore dhe universitare dhe si pasoj e kësaj  kemi vrasje dhe dhunë brenda institucioneve universitare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)