Kosova nuk mund ti rivizatojë hartat në Ballkan
Prishtinë, 12 dhjetor - Akademia e Shkencave nuk është konsultuar asnjëherë për çështjen e demarkacionit Kosovë - Mal i Zi.
Kryetari i ASHAK-ut, Hivzi Islami, në intervistën ekskluzive për Zërin, flet në lidhje me dështimin e institucioneve të Kosovës dhe gjykimin emocional të opozitës që sipas tij rezultoi me mosratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin
Pas një periudhe të gjatë, Hivzi Islami, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), thyen heshtjen duke folur për ngufatjen që i ka bërë skema politike kosovare gjitha temave jetike për vendin.
Në intervistën ekskluzive për Zërin, Isalmi ka thënë se i gjithë konceptimi politik është orientuar në një segment: Demarkacionin Kosovë Mal i Zi.
Demarkacioni, megjithatë është tema bosht e intervistës me kryetarin e ASHAK-ut. Por, Islami thotë se demarkacioni është i përcaktuar para vitit 1947, prandaj kosovarët nuk munden ti rivizatojnë hartat në Ballkan, sikur po mbahet një Kongres Shqiptar i Berlinit, i vetëmandatuar të vizatojë dhe rivizatojë harta në Ballkan!.
/Zëri/