Kosova nuk e rrezikon partneritetin me ShBA-në dhe NATO-n
Prishtinë, 15 mars - Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se me krijimin e ushtrisë, Kosova nuk është duke e rrezikuar partneritetin me ShBA-në dhe NATO-n.
Ai ka thënë se nisma e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e ushtrisë është plotësisht e drejtë dhe në harmoni me Kushtetutën dhe ligjin.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën Epoka e re, Tahiri ka folur edhe për procesin e demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se versioni aktual është në rregull dhe duhet të shkojë në Kuvend.
Sipas tij, ska asnjë arsye që ky kufi të mos miratohet në Kuvendin e Kosovës.
Politologu Tahiri ka hedhur poshtë mundësinë që rrëzimi i demarkacionit ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kushtëzimet politike nuk mund ta çojnë vendin në zgjedhje, është shprehur Tahiri.