16 Janar 2025

Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë

Prishtinë, 17 mars - Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka bërë me dije se Kosova nuk duhet lejuar asnjë kushtëzim për themelimin e ushtrisë së saj.

Dërguti në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se Kosova, si çdo shtet tjetër, ka të drejtën për ta pasur ushtrinë dhe këtë të drejtë nuk mund t’ia mohojë askush.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! e ka kritikuar përmbajtjen e Projektligjit për avancimin e FSK-së në një forcë ushtarake. Sipas saj, ai dokument që është shkruar përmban edhe gabime gjuhësore.

Dërguti ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje! është duke e analizuar hollësisht Projektligjin për FSK-në dhe vërejtjet e sugjerimet do t’i japë kur të vijë në Kuvend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)