Kosova nuk do të mbetet viktimë e së kaluarës
Prishtinë, 9 nëntor - Kryeministri, Hashim Thaçi, e ka bërë të qartë se Kosova nuk do të mbetet viktimë e së kaluarës dhe nuk do të merret më me armikun e të kaluarës.
Sot, Kosova është një vend i pavarur dhe ka një synim të qartë, integrimin në BE dhe në NATO, vizioni ynë është që Kosova në të ardhmen e afërt të ketë edhe ulësen e saj si shtet i pavarur në OKB, ka deklaruar Thaçi për Al Xhazira.
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar se do të ketë probleme në implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes, por i quajti iluzione teoritë për ndarjen e Kosovës apo për një Republika Srpska në Veri, pasi beson se marrëveshja është funksionale dhe garanton integritetin territorial të Kosovës.