23 Janar 2025

Kosova njihet nga Antigua dhe Barbuda

Prishtinë, 20 maj - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot një notë verbale nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Ndërkombëtare, Charles Fernandez, përmes së cilës ky shtet njeh pavarësinë e Kosovës.

Në notën verbale thuhet se Antigua dhe Barbuda e përshëndetë progresin e shënuar në bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që kontribuon për të mirën e të dy vendeve, dhe se këto bisedime do të ndikojnë në masë të madhe në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Antigua dhe Barbuda e përgëzojnë Kosovën për përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike të mbështetur në parimet e të drejtave të barabarta, drejtësisë dhe paqes dhe se e mirëpret bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Në pesë vitet e fundit, zëvendëskryeministri i parë Thaçi ka zhvilluar takime të vazhdueshme me ish-kryeministrin e Antigua dhe Barbuda, Winston Baldwin Spencer, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Njohja nga Antigua dhe Barbuda vjen në një periudhë kur shumica e shteteve anëtare të OKB-së tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe fokusi i diplomacisë kosovare eshte tek anëtarësimi ne organizata ndërkombëtare.
 
Antigua dhe Barbuda është një shtet i përbërë nga ishuj, që ndodhen ndërmjet Detit të Karaibeve dhe Oqeanit Atlantik, në kuadër të Komonuellthit të Kombeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)