02 Maj 2024

Kosova njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë

Prishtinë, 27 gusht - Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një letër Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë, Mahmoud Jibril, përmes së cilës e ka njoftuar me vendimin që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Më poshtë teksti i plotë i letrës së Ministrit Hoxhaj dërguar Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Libisë.

H.E. Mr. Mahmoud Jibril
Chairman and Head of International Affairs
National Council of Libya

Ekselencë,

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jam i lumtur t’ju informoj që Republika e Kosovës njeh zyrtarisht Këshillin Kombëtar të Libisë, si autoritetin e vetëm qeverisës në Libi.

Pas një udhëtimi të gjatë dhe përpjekjeve të shumta të popullit të Libisë, njohja e qeverisë tuaj, si organi i vetëm përfaqësues legjitim i popullit të Libisë, buron nga besimi dhe mirëkuptimi jonë se kjo Qeveri mund të udhëheq procesin për të ndërtuar një Libi të bashkuar, të lirë dhe demokratike, e bazuar në sundim të ligjit, në përputhje me standarde të larta të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ne jemi të bindur se siguria e të gjithë libianëve do të garantohet, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri i lirisë së madhe dhe drejtësisë dhe se ky moment i zotimit të shndërrohet në përparim të qëndrueshëm.

Unë jam i bindur se lidhjet miqësore dhe bashkëpunimi në mes të Republikës së Kosovës dhe Libisë do të thellohen në vitet që vijnë. Me këtë rast, shpreh propozimin e Qeverisë sime, që dy shtetet të vendosin marrëdhëniet diplomatike.

Mbesim të përkushtuar për kultivimin e marrëdhënieve të përzemërta me Ju dhe me Këshillin tuaj Kombëtar.

Enver Hoxhaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)