Kosova një ndër sfidat kryesore të Bashkimit Evropian
Bruksel, 4 shkurt - Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikë të Jashtme Ketrin Eshton, në një intervistë për "Financial Times" ka deklaruar se ndër sfidat kryesore të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian është edhe Kosova.
Gazeta e cilëson Kosovën si shembull të kufizimeve me të cilat do të përballet shefja e dikasterit të politikës së jashtme të BE-së dhe kujton se pesë anëtare nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ndërsa 22 të tjerat e kanë njohur.
Eshton me këtë rast ka thënë se dallimet rreth njohjes së pavarësisë ekzistojnë, por ekziston njëherit edhe një "pajtimi absolut: për "programin thelbësor të ndihmës për Kosovën".