23 Janar 2025

Kosova nisë festimin e Ditës së Evropës

Prishtinë, 8 maj - 9 Maji  Dita e Evropës ka filluar një ditë më herët të festohet edhe në Kosovë, kjo pasi Zyra e Bashkimit Evropian dhe disa komuna kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të shënuar këtë ditë.

Fillimisht zyra e BE-së ka organizuar një tryezë diskutimi për filmin si instrument i diplomacisë kulturore, pastaj në sheshin \"Zahir Pajaziti\", është organizuar një shah simultan me mjeshtrin ndërkombëtar, Bogdan Podlesnik, për të vazhduar me një panair të Bashkimit Evropian.

Kurse, pasdite, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, hap dyert për qytetarë për tu informuar lidhur me Ditën e Evropës dhe në mbrëmje mbahet koncert në kitarë nga Petrit Çeku në Teatrin Kombëtar.

Ndërsa, Rinia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, do të zhvillojë një aktivitet në sheshin \"Fehmi Lladrovci\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)