20 Janar 2025

Kosova nis përgatitjet për Konferencën e Parisit

Prishtinë 16 shkurt - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet.

Me znj. Daviet ka diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës duke u fokusuar në procesin e liberalizimit të vizave si dhe përgatitjet për fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Po ashtu temë qendrore e takimi ishte përgatitja që po bënë Kosova për pjesëmarrjen në Konferencën e Parisit këtë vit, si vazhdimësi e Procesit të Berlinit.

Ministri Çollaku vlerësoi se Konferenca e Parisit, do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal përmes realizimit të projekteve të ndryshme përmes së cilave do të përfitojnë qytetarët e Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Fokusi i konferencës së Parisit përveç projekteve infrastrukturore që tashmë janë dakorduar, do të jetë tek fuqizimi i rolit të rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet programeve të ndryshme që do të financohen nga BE.

Procesi i Berlinit është nismë e kancelares së Gjermanisë, znj. Angela Merkel, me qëllim të ofrimit të mbështetjes politike dhe financiare për shtetet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian.

Procesi, filloi me Konferencën e Berlinit në vitin 2014,  për të vazhduar me Samitin e Vjenës që u mbajt në gusht të 2015 dhe këtë vit vijon me Konferencën e Parisit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)