18 Janar 2025

Kosova nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Malten

Valletta, 13 dhjetor - Ministri i Jashtëm i  Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Jashtëm të Maltës, George Vella, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në këtë shtet.

Në frymën e memorandumit i cili hap rrugën për vendosjen e bashkëpunimit në disa fusha ndërmjet dy vendeve është zhvilluar edhe takimi ndërmjet dy homologëve.
 
Ministri Hoxhaj e ka njoftuar ministrin Vella me të arriturat e Kosovës në gjashtë vjetët pas shpalljes së pavarësisë, progresin e shënuar në dialogun me Serbinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, në të cilën Malta mund të jap mbështetjen e saj sikurse në lidhje me MSA-në dhe liberalizimin e vizave.

Përveç tjerash, dy homologët kanë diskutuar edhe për çështje specifike të bashkëpunimit si në fushën e diplomacisë, turizmit, shkëmbimeve kulturore dhe të studentëve.

“Malta është treguar një partner i rëndësishëm që në fillim duke qenë ndër vendet e para që e kanë njohur Kosovën. Kërkova mbështetje në agjendën evropiane të Kosovës, veçmas çështjen e vizave. Në vizitën time të parë zyrtare në Maltë, jo vetëm që nënshkruam një memorandum bashkëpunimi për t’i lëvizur marrëdhëniet tona edhe më tej, por diskutuam dhe u dakorduam njëkohësisht për disa tema me rëndësi ku mund të bashkëpunojmë si në diplomaci, turizëm, kulturë e arsim”, ka thënë Hoxhaj.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Maltës, Vella ka shprehur gatishmërinë e vendit të tij, e veçmas Ministrisë që udhëheq, për ta ndihmuar Kosovën jo vetëm në rrugën drejt integrimit evropian por edhe në fusha të përditshme jetësore, të cilët janë saktësuar edhe në memorandumin e nënshkruar nga Hoxhaj dhe Vella.

Kryediplomati kosovar ka takuar kryesuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga një anëtar i këtij Komisioni, dikur edhe ish-ministër i Jashtëm.

Me përfaqësuesit e  këtij komisionit Hoxhaj ka diskutuar për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet vendeve, veçmas parlamenteve për ta forcuar edhe më tej diplomacinë parlamentare të Kosovës.

Në ditën e parë të vizitës, ministri Enver Hoxhaj është pritur nga kryetari i Parlamentit të Maltës, Anglu Farrugia.

Ministri Hoxhaj po vazhdon turneun e tij diplomatik, gjatë të cilit, javën që shkoi mori pjesë në Samitin Francë–Afrikë në Paris, pastaj në takimin e Ministrave të Jashtëm të OBI-t që u mbajt në Guinea Conakry, të Afrikës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)