Kosova nënshkruan marrëveshje për Ri-pranim me Francën
Prishtinë, 19 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ambasadori i Republikës së Francës në Kosovë, Jean Francois Fitou, nënshkruan Protokollin e zbatimit të Marrëveshjes për Ri-pranim në mes të dy vendeve.
Kjo marrëveshje është vazhdimësi e punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, për integrime evropiane dhe përmbushjen e kritereve për Liberalizimin e Vizave.
Me këtë rast, ministri Rexhepi falënderoi qeverinë e Republikës së Francës për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm në konsolidimin e shtetit të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Kosovës, dua të falënderoj Republikën e Francës për kontributin e madh, në tërë proceset që kemi kaluar si shtet, sidomos tani në procesin për Liberalizimin e Vizave dhe integrimeve evropiane, tha ministri Rexhepi.
Ndërsa ambasadori Fitou tha se nënshkrimi i këtij Protokolli është si rezultat i bashkëpunimit të mirë që ka Republika e Francës me Kosovën, në fushën e punëve të brendshme, përkatësisht në procesin e riatdhesimit.