Kosova nënshkroi Marrëveshje Partneriteti me shtetin e Iowa-s
Presidentja Jahjaga dhe guvernatorit Branstad, në një bisedë miqësore vlerësuan bashkëpunimin e madh që Kosova dhe shteti i Iowa-s kanë ndërmjet vete dhe nevojën e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, kulturës, bujqësisë dhe infrastrukturës.
Presidentja Jahjaga dhe guvernatori Branstad thanë se marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s janë vendosur që prej ndihmës që ky shtet i SHBA-së i ka dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës, por gjithashtu theksuan nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat e tjera.
Presidentja Jahjaga tha se partneriteti ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s do të ndihmojë në shkëmbimin e vlerave dhe të përvojave dhe do tu ofrojë qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit të Iowa-s mundësi më të mëdha.
Guvernatori i Iowa-s, Terry Branstad, tha se është veçanërisht i nderuar që shteti i Iowa-s ka mundësinë që të vendosë marrëdhënie partneriteti me Republikën e Kosovës. Ai tha se Kosova si shtet i ri ka bërë përparime të mëdha dhe vlerësoi se inkurajimi i investimeve të huaja në vend është i një rëndësie të veçantë po aq sa edhe ndihma për afaristët e vendit.
Vizita e guvernatorit të Iowa-s në Kosovë është bërë me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, pas qëndrimit të saj vitin e kaluar në këtë shtet në SHBA.
Presidentja Jahjaga dhe guvernatori Branstad pas takimit të përbashkët dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Partneritetit mbajtën edhe një konferencë me gazetarë.
Duke folur në konferencë për media, Presidentja Jahjaga tha se këtë e konsideron një vizitë të rëndësishme të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, të ndihmës dhe të përkrahjes në edukim, në mjekësi dhe në bujqësi.
Ky bashkëpunim sipas Jahjages do të vazhdojë më tej dhe do të kemi përfitime të bashkëpunimit shkencor dhe ndërmjet instituteve dhe në industrinë e përpunimit dhe në shfrytëzimin e prodhimeve bujqësore në industri.
"Marrëveshja e Partneritetit për Shtetet Simotra, të cilën e nënshkruam sot, ka një rëndësi të veçantë, pasi krijon mundësi të reja për shkëmbime të eksperiencave dhe përvojave në mes dy vendeve tona, mundësi për zhvillim në fushën ekonomike, fushën e kulturës, të drejtësisë dhe të edukimit", theksoi Jagjaga.
Me anë të këtij partneriteti sipas saj po krijohen mundësi të reja të thithjes së investimeve, të rritjes së kapaciteteve humane, të shfrytëzimit të potencialit tonë natyror, si dhe të promovimit të vlerave tona të përbashkëta.
"Me nënshkrimin e këtij partneriteti ne po forcojmë dhe më tej përkushtimin tonë të përbashkët për të zhvilluar marrëdhënie miqësore në mes dy vendeve tona."
"Falënderova Guvernatorin në emër të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të saj, për rolin e rëndësishëm që ai ka luajtur në forcimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve tona dhe në nxitjen e partneritetit të vazhdueshëm në fusha të interesit të përbashkët për të dyja vendet tona", theksoi Jahajaga.
Vitin e kaluar, si Presidente e Republikës së Kosovës, në kuadër të vizitës sime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvillova një vizitë në shtetin e Iowa-s, një vizitë shumë të frytshme dhe një bashkëbisedim me zyrtarët e administratës, me ekspertët e fushave të ndryshme dhe me qytetarët.
I