Kosova në vendin e 86 për lirinë e shtypit
Prishtinë, 25 janar - Grupi Reporterët pa Kufij e ka publikuar sot raportin për Indeksin e lirisë së shtypit për vitin 2011, në të cilin Kosova radhitet në vendin e 86, me 30 pikë.
Në krahasim me vitin 2010, kjo paraqet një përmirësim, pasi atëherë ishte radhitur në vendin 92, me 24.83 pikë.
Shqipëria sivjet është e 96-ta, që në krahasim me vitin 2010, paraqet rënie.
Prej vendeve të rajonit, Maqedonia është e 94-ta, Mali i Zi i 107-ti, Serbia e 80-ta, Bosnjë Hercegovina radhitet në vendin 58, ndërsa Kroacia është e 68-ta.
Sllovenia është radhitur në vendin e 36, ndërsa në dy vendet e para, pra vendet me lirinë më të madhe të shtypit, janë Finlanda dhe Norvegjia.