02 Maj 2024

Kosova në OKB prezantohet si UNMIK

Prishtinë, 25 shkurt - Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, nuk e sheh si kompromis faktin që do të mbajë para vetes një fusnotë që i referohet Rezolutës 1244 dhe Opinionit të GJND-së sa herë që do të marrë pjesë në takime kur prezent mund të jetë edhe ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën.

Në një intervistë për një televezion të Kosovës Ministri e pranon se në OKB do të vazhdojë të prezantohet edhe me UNMIK-un, por strategjia e Republikës së Kosovës, sipas tij, do të ndryshojë kur të arrihen 100 njohje.

“Në KS të OKB-së, mjerisht ashtu siç nuk e bën asnjë ministër i rajonit, ish-ministri Hyseni e ka bërë mbi 20 herë. Unë mjerisht e kam bërë shtatë-tetë herë, duhet të raportojmë kështu, derisa dy anëtarë të përhershëm, Rusia dhe Kina, mendojnë se duhet raportuar për Kosovën”, ka thënë ministri Hoxhaj

Ai shton se pret qasje më pozitive ndaj Kosovës të pesë vendeve anëtare të BE-së dhe pret lëvizje të tyre drejt njohjes. Sipas Hoxhajt, tek tash ka nisur ora evropiane e Kosovës me të drejtën për të pasur studim të fizibilitetit.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur dje një marrëveshje për bashkëpunimin rajonal.

Emri i Kosovës mësohet se do të paraqitet me fusnotën (shënim), në të cilën thuhet se ky titull është pa paragjykuar pozicionin mbi statusin dhe është një linjë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe mendimin e GJND-së mbi deklaratën e pavarësisë së Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)