20 Janar 2025

Kosova në heshtje zgjedhore

Prishtinë, 7 qershor - Pas 10 ditëve të fushatës zgjedhore Kosova sot është në heshtje zgjedhore pasi që nesër, qysh nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19, qytetarët me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për një nga subjektet politike të certifikuara nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

Fushata zgjedhore që zyrtarisht duhej të zgjaste vetëm 10 ditë, u ndërpre një ditë para kohe vullnetarisht nga subjektet politike si shkak i ngjarjes tragjike që ndodhi  në Obiliq, ku si pasojë e një shpërthimi humbën jetën 2 persona dhe u lënduan 14 të tjerë.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë bërë përgatitjet finale për zgjedhjet e së dielës. Për këto zgjedhje parlamentare janë akredituar rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.

Edhe misioni i OSBE-së përsëri do t’i monitoroj zgjedhjet dhe së bashku me vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë dhe lokalë, do ta vlerësojë korrektësinë dhe procedurat.

Në garë janë 30 subjekte politike; nga to 19 parti politike, 7 nisma qytetare, 4 koalicione dhe 1 kandidat i pavarur. Në garë, në total janë rreth 1235 kandidatë  që garojnë për 120 vende në Parlamentin e Kosovës, ndërsa ata që do t’i votojnë do të jenë në numër 1 milion e 782 mijë e 54, përfshirë edhe komunat veriore, me shumicë serbe
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)