Kosova në heshtje zgjedhore
Prishtinë, 13 nëntor - Sot në Kosovë është heshtje zgjedhore para votimeve të nesërme për raundin e dytë të zgjedhjeve për pushtetin lokal.
Rreth 1 milionë e 270 mijë qytetarë me të drejtë vote do të zgjedhin kryetarët e 21 komunave të ardhshme të Kosovës.
Autoritetet thanë se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë proces, ndërsa organizatat e shoqërisë civile kritikuan partitë politike për shkelje të masave kundër COVID-19 dhe për mungesë të transparencës gjatë fushatës pesë ditëshe për këtë raund të zgjedhjeve.