Kosova në heshtje parazgjedhore
Prishtinë, 30 nëntor - Në mesnatën e së premtes partitë politike në Kosovë kanë përmbyllur fushatën parazgjedhore të balotazhit.
Gjatë kësaj fushate qytetarët kanë dëgjuar premtime prej më të ndryshmëve nga kandidatët që synojnë postet e kryetarit në 25 komuna.
Sot në gjithë vendin është heshtje parazgjedhore, ndërsa nesër, të dielën do të mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve, i cili do ti legjitimojë kryetarët e rinj të komunave.
Në raundi e parë të zgjedhjeve mbajtur më 3 nëntor, shumica e kandidatëve për kryetarë komunash kanë dështuar të zgjidhen.
Gjatë balotazhit vëmendja është përqendruar në Prishtinë, ku për kryetra komune garojnë Isa Mustafa i LDK-së dhe Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes.