18 Janar 2025

Kosova në heshtje parazgjedhore

Prishtinë, 2 nëntor - Pas një fushate intensive elektorale mbrëmë në mesnatë ka nisur heshtja parazgjedhore, e cila do të vazhdojë deri në mbylljen e vendvotimeve të dielën në ora 19:00.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka vlerësuar si të rregullt fushatën parazgjedhore të subjekteve politike, të cilat marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Zgjedhjet lokale për herë të parë në Kosovë mbahen edhe në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë do të monitorohen nga një numër i madh i vëzhguesve vendës e ndërkombëtar.

Qytetarët me të drejtë vote nesër u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur udhëheqësit lokalë për katër vitet e ardhshme.

KQZ ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 1 milion e 779 mijë e 357 votues, të cilët do t’i zgjedhin këshilltarët dhe kryetarët e 39 komunave të vendit.

Për këto zgjedhje, do të përdoren listat e hapura. Në zgjedhjet për Kuvende Komunale, votuesi voton për një (1) subjekt politik të certifikuar, dhe mund të votojë për një (1) kandidat nga lista e kandidatëve të këtij subjekti politik.

Nëse në fletëvotim janë shënuar më shumë se një (1) kandidat, vetëm vota për subjektin politik llogaritet

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)