Kosova mund të rrëshqasë drejt zgjedhjeve
Prishtinë, 2 korrik - Analisti politik dhe sociologu Dukagjin Gorani ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i jep të drejtë PDK-së për ta caktuar mandatarin e qeverisë së re, pavarësisht komplikimeve të këtij vendimi për shkak të paragrafit (e).
Në këtë intervistë për Epokën e re, ai ka thënë në këtë paragraf përqendrohet fuqia reale e pushtetit aktual. Natyrisht pres komplikime të mëtejshme, kryekëput për shkak të paragrafit (e) të vendimit të Gjykatës, e që fillon me:
Nuk përjashtohet mundësia që Presidenti i Republikës... Për mua, në këtë fjali përqendrohet e tërë fuqia reale e pushtetit aktual; aty shpërfaqet qartazi shkalla e ndikimit të tij të drejtpërdrejtë mbi institucionet qenësore të shtetit, çfarë janë Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese. Të gjithë e dimë se çfarë nënkupton kjo fjali: Presidenca do tia mundësojë vetëm PDK-së dhe kryetarit të saj mundësinë e nominimit të mandatarit të qeverisë së re.
Ai ka deklaruar se përndryshe, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij i logjikshëm ose jo, ky është tashmë vendim i plotfuqishëm i Gjykatës dhe duhet të respektohet. Më duhet të them se me këtë vendim kemi filluar rrëshqitjen drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat, me gjasë, do të mbahen kah mesi i vjeshtës.
"Këto do të jenë të pashmangshme nëse koalicioni opozitar LDK-AAK-NISMA nuk e ndryshon qëndrimin e vet për mospërgjigje në ftesën e pritshme të PDK-së për ta themeluar një qeveri të përbashkët, ka thënë Gorani.