Kosova mund të përmbyllë negociatat me BE deri në pranverë
Füle ka thënë së Kosova mund të përmbyllë negociatat me Bashkimin Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit deri në pranverën e vitit të ardhshëm,
"Do të kemi edhe çështje të vështira, që do ti diskutojmë, dhe për të cilat duhet të gjejmë marrëveshje, por nuk kam kurrfarë dyshimi që së bashku, me përkushtimin tuaj dhe tonin, do ta bëjmë këtë që të funksionojë."
"Shpresoj se do të takohemi bashkë në vjeshtë dhe në ndërkohë të raportojmë edhe përparime të mëdha, por edhe të përmbyllim negociatat tona deri në pranverën e ardhshme, pse jo", ka thën Füle.
Fillimi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian sipas tij është shpërblim i merituar.
Ai ka theksuar me tutje se të gjitha shtetet anëtare janë të bashkuara në vlerësimin e punës suaj, dhe shprehjen e mirënjohjes së tyre me këtë lloj vendimi që është marrë.
"Kosova ka punuar shumë në përmbushjen e pritjeve evropiane. Ju keni arritur ti përmbushni këto pritje, dhe këto Bashkimi Evropian i ka kthyer në rezultate", theksoi ai.
Fule ka thënë Kosova përfundimisht është vendosur në agjendën integruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Tani ne duhet të fillojmë negociatat në mënyrë të mirëfilltë. Po përgatisim projekt-marrëveshjen, të cilën do ta diskutojmë me ju. Pas pushimeve verore, do të kemi edhe çështje të vështira për të diskutuar dhe të gjejmë marrëveshje për to, por nuk kam dyshim që së bashku do tia arrijmë, ka thënë Fule, duke shtuar:
Shpresoj të takohemi bashkë në vjeshtë dhe ndërkohë të raportojmë edhe përparime të mëdha, por edhe të përmbyllim negociatat tona deri në pranverën e ardhshme.
Ndërkaq kryeministri Hashim Thaçi është zotuar se Kosova do ti zbatojë të gjitha rekomandimet dhe obligimet që dalin nga negociatat për MSA-në.
Po ashtu, ai e ka siguruar zyrtarin e lartë evropian edhe me përkushtimin e Prishtinës për të zbatuar Marrëveshjen e 19 prillit të arritur në dialogun me Beogradin.
"Komisionarin Füle e informova për gatishmërinë e Kosovës për të vazhduar procesin e implementimit të marrëveshjes së arritur për normalizimin e marrëdhënieve në mes të shtetit të Kosovës dhe Serbisë, pra për procesin e dialogut, sa i përket ratifikimit të marrëveshjes që ka bërë Parlamenti i Kosovës."
"Gjithashtu, edhe ligji për amnisti, dhe tash edhe procedimi që në kuadër të Buxhetit të Kosovës, përkatësisht rishikimit të buxhetit, të kalojë edhe Buxheti zhvillimor për veriun", ka theksuar Thaçi.