19 Janar 2025

Kosova mos t’i lë boshnjakët pas dore

Prishtinë, 12 dhjetor - Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliq, ka thënë se boshnjakët janë popull i vjetër ilir dhe kanë lidhje historike me shqiptarët e Kosovës. “Në shumë raste, kur kemi qenë të rrezikuar nga çetnikët, shqiptarët gjithmonë na kanë dalë në ndihmë. Ne kurrë nuk i kemi harruar Shaban Polluzhën dhe luftëtarët e tij nga Drenica, të cilët erdhën këtu dhe na ndihmuan të mbrohemi”, ka thënë Zukorliq.

Duke folur për komunitetin e boshnjakëve në Kosovë, myftiu Muamer Zukorliq ka thënë se ekziston një bashkëpunim i mirë i boshnjakëve me pushtetin aktual në Kosovë, por jo në mënyrën e duhur.

“E inkurajoj pushtetin aktual në Kosovë t’i kuptojë boshnjakët sepse unë kam shprehur rezervat e mia që në Kosovë trajtohet vetëm çështja serbe si e vetmja çështje joshqiptare. Çështja boshnjake ka mbetur nën hijen e asaj serbe, e kjo është e papranueshme. Pra, insistoj që boshnjakët ta kenë vendin të cilin e meritojnë. Aq më tepër kur ata Kosovën e konsiderojnë si shtetin e tyre”, ka thënë Zukorliq, duke shtuar se komuniteti boshnjak nuk ka një shtet të fuqishëm sikur serbët që e kanë Serbinë. Sipas tij, ata në këtë rast mbeten pas dore.

“Mendojmë se kësaj të mire të boshnjakëve për Kosovën, edhe Kosova t’i përgjigjet me të mira edhe më të mëdha. Kjo do të ishte porosia jonë”, është shprehur Zukorliq, në pjesën e dytë të intervistës për “Epokën e re”.

(Pjesën e dytë të intervistës mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)