Kosova model i harmonisë fetare
Prishtinë, 29 shtator - Një model i harmonisë fetare. Kështu e kanë cilësuar Kosovën klerikët fetarë, të cilët shprehen se një kontribut për këtë respekt kanë dhënë edhe institucionet.
Harmonia fetare mes komuniteteve ishte dhe mbetet margaritar i vendit tonë- thonë klerikë të besimit Islam, Katolik dhe Ortodoks në komunën e Vitisë. Ata shprehen se bashkëpunimi asnjëherë nuk ka munguar ndërmjet tyre, meqë fjala e Zotit dhe libri i shenjtë na thërret në paqe.
Jemi njerëz që si nga ana fetare, por edhe në mënyrë institucionale duhet të jemi të bashkuar dhe të kontribuojmë nëpër xhamitë e kishat tona. Domethënë jemi në bashkëpunim të gjërave më të mira, që i nevojiten komunës së Vitisë, ka theksuar Hysamedin Hoxha kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame në Viti.
Përkushtimin për paqe e bartim te besimtarët. Kështu është shprehur famullitari i Stubllës, don Albert Jakaj dhe prifti ortodoks, Zvonko Kostiq, me shërbim në kishën ortodokse në Viti. Nëse ne si popull, si komb duhet të krenohemi para botës, duhet ta bëjmë këtë me harmoninë mes bashkësive fetare.\"
\"Prandaj në këtë vlerë duhet jo vetëm të mburremi dhe krenohemi, por ta ruajmë si margaritarin më të çmueshëm, që na bën të krenohemi në sy të botës, Don Albert Jajkaj- famullitar në Stubëll.
Mund të them se jam me fat që jam në mesin e njerëzve të tillë, ku jetojmë e punojmë së bashku dhe nuk mund të them që kemi raporte të këqija me pjesëtarët e feve të tjera si atij katolik dhe atij myslimam. Kemi takimet të përbashkëta ku diskutojmë për çështje tona, është shprehur Zvonko Kostiq prift në kishën e Vitisë.
Klerikët konsiderojnë se bashkëpunimi dhe mbështetja institucionale reciproke mes institucioneve e fuqizon harmoninë ndërfetare në vend.
Ne jemi që japim tolerancë, ne japim mirëkuptimin edhe është fe e paqes edhe ajo nuk mbjell asnjë urrejtje ndaj askujt. Kemi argumente për këtë dhe islami është fe e paqes dhe vazhdojmë të kontribuojmë për paqen e popullit, ka thënë Hysamedin Hoxha kryetar i këshillit të BI-së në Viti.
Ne si udhëheqës fetar mundohemi dhe me gjithë angazhimin dhe përkushtimin tonë të japim një mesazh paqeje dhe bashkëpunimi e bashkëjetese pa marrë parasysh dallimet apo bindjet fetare, ne të gjithë jemi vëllezër e bit dhe bijat e zotit, ka shtuar Don Albert Jajkaj.
Nuk mundet njeriu të jetë pa Zotin, ne jemi ata të cilët kemi religjionin tonë, besimin tonë, politika është sot për nesër, ndërsa Zoti është ai i cili na mbron dhe na ruan... Sikur t\'i drejtoheshim Zotit nuk do të kishim probleme asnjëherë, është shprehur tej prifti Zvonko Kostiq.
Ndër të tjera, drejtuesit e kulteve fetare thonë se shembull i harmonisë në paqe është kontribut i institucioneve dhe klerikëve fetarë për kultivimin e paqes dhe besimit reciprok.
/BW/