Kosova mirëpret përvojat nga vendet e BE-së, në luftë kundër terrorizmit
Prishtinë, 22 tetor - Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Komisioni Evropian-Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim dhe Akademinë e së Drejtës Evropiane (ERA), përmes asistencës TAIEX, kanë organizuar seminarin dy ditore me temë Lufta kundër Terrorizmit - Standardet e BE-së, Bashkëpunimi Ndërkombëtar dhe Përvojat nga Vendet Anëtare.
Hapjen e seminarit e ka bërë Zëvendësministri i Drejtësisë, Daut Xhemajli, i cili para pjesëmarrësve tha së terrorizmi sot paraqet kërcënim serioz për sigurinë e të gjitha shteteve demokratike në Botë. Sipas tij, Republika e Kosovës, sikurse edhe shtetet e tjera demokratike sfidohet nga terrorizmi vendor dhe ai ndërkombëtar.
Zëvendësministri tha së Qeveria e Kosovës ka hartuar Strategjinë Nacionale Kundër Terrorizmit 2009-2012, e cila ka për qëllim të ndihmojë zhvillimin dhe implementimin e politikave kundër-terrorizmit, për të forcuar kapacitete kundër-terrorizmit në të gjitha nivelet e Qeverisë, shërbimeve emergjente, bizneseve dhe komunitetit në tërësi.
Si një shtet i ri me institucione të reja që jemi me duhet ta them, se kemi nevojë të pranojmë ekspertizë-trajnime ndërkombëtare në të gjitha nivelet relevante institucionale për implementimin sa me efikas të politikave kundër terrorizmit, tha Xhemajli.
Qëllimi i këtij seminari është para së gjithash të ofroj njohuri të reja rreth mbulimit të të gjitha aspekteve të luftës kundër të terrorizmit, duke përfshirë legjislacionin vendor dhe krahasimi i tij me Aquis të BE-së, mënyrat më efektive për të luftuar këtë kërcënim, aspektet e rëndësishme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në lidhje me luftimin e terrorizmit, shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe rreth bazës së përdorimit të organizatave jo-fitimprurëse për të financuar aktet e ndryshme terroriste, etj.