Kosova merr pjesë në Samitin për Mirëqenie të Shoqërisë Social
Prishtinë, 24 shtator - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, në partneritet me Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK) sot do të organizojë takimin lokal të Samitit për Mirëqenie të Shoqërisë.
Takim lokal do të mbahet në formë konference me panelistë të shquar nga insitucionet kosovare, akademia dhe shoqëria civile në Kosovë, ku tema e diskutimit do të jetë Përdorimi i teknologjisë në adresimin e sfidave të sotshme për një të ardhme të ndritur në vitin 2030.
Samiti për Mirëqenie të Shoqërisë (Social Good Summit) është konferencë tre-ditore gjatë të cilit idetë e mëdha kryqëzohen me mediumet e reja për të krijuar zgjidhje inovative për shoqërinë.
Samiti mbahet gjatë javës së Kombeve të Bashkuara nga data 22 deri më 24 shator, nëNew York, ku dhe bashkohet komuniteti dinamik i liderëve nga bota për të diskutuar një ide të madhe që eshtë Fuqia e të menduarit inovativ dhe teknologjisë në zgjidhjen e sfidave tona më të mëdha.
Në takimin lokal janë ftuar për pjesëmarrje përfaqësues të mediave, shoqërisë civile, organizatave humanitare, institucioneve kosovare dhe agjencive të Kombeve të Bashkuara që në një ambient jo-formal të bisedojmë dhe të shpalosim idetë, synimet dhe rezultatet e synuara.
Kjo ngjarje do të përcillet edhe nëNew York, qoftë përmes inçizimit të drejtpërdrejtë (live-streaming) apo inçizimit offline përmes video-raportimit.