19 Janar 2025

Kosova me marrëdhënie të veçanta strategjike me SHBA-të

Prishtinë, 4 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të premten Drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jonathan Moore, i cili shoqërohej nga Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson.

Gjatë takimit, Ministri Hoxhaj e njoftoi z. Moore për progresin që po arrihet në Kosovë, për forcimin e shtetësisë, subjektivitetit ndërkombëtar dhe avancimin e vazhdueshëm të proceseve integruese euroatlantike.

Gjatë takimit, Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e jashtëzakonshme që SHBA-të kanë dhënë për Kosovën, në të gjitha proceset.

Ai shprehu falënderime të posaçme për përkrahjen që SHBA-të po japin në procesin e njohjeve, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe rrugën integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike.

Ministri Hoxhaj po ashtu vlerësoi lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të raporteve dhe shkëmbimeve me SHBA-të, si partneri kryesor strategjik i Republikës së Kosovës.

Drejtori për Evropën Jugore e Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Jonathan Moore, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për proceset në Kosovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)