Kosova me ligje të kopjuara
Prishtinë, 31 mars - Shoqëria civile dhe disa ligjvënës opozitar, përfshirë edhe ndërkombëtarët, kanë akuzuar disa herë Qeverinë e Kosovës se po ndikon mbi Kuvendin, duke shpërfillë tërësisht ndikimin e Legjislativit.
Mirëpo duket se ka një pikë të përbashkët kur Qeveria dhe Kuvendi pajtohen maksimalisht. Kjo është çështja e ligjeve.
Qeveria i harton, ose thënë thjeshtë i përkthen ligjet nga vendet tjera, kryesisht atë të ish-Jugosllavisë, ndërsa ligjvënësit i miratojnë, madje edhe pa i lexuar fare ligjet.
Kjo neglizhencë ka bërë që të votohet në Kuvend një strategji ku Kosovën e bënë me dalje në det.
Kjo kryesisht ka ndodhur pas përkthimit Copy Paste dhe neglizhencës së deputetëve për ti evituar gabimet gjatë leximit të ligjeve.
/Zëri/