16 Janar 2025

Kosova me Konsull të Përgjithshëm Nderi në Japoni

Prishtinë, 9 shkurt - Isao Iijima është emëruar në postin e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Republikës së Kosovës në Tokio, Japoni.

Vendimi i Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, për emërimin e Iijima në këtë pozitë, është mirëpritur dhe pranuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Japonisë.

Emërimi i Iijima në pozitën e Konsullit të Përgjithshëm të Nderit të Kosovës në Tokio, është hap i rëndësishëm në kuadër të orientimeve strategjike të politikës së jashtme të Kosovës, për të shtuar prezencën e gjithanshme në sa më shumë vende të botës, me qëllim të fuqizimit të vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës dhe dinamizimit të diplomacisë kosovare.

Emërimi i Iijima është po ashtu hap i rëndësishëm në forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit e të shkëmbimeve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Japonisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës.

Isao Iijima është një personalitet i shquar i jetës publike dhe akademike në Japoni dhe një mik i madh i Republikës së Kosovës dhe popullit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)