Kosova me këtë ritëm intergohet në familjen Europiane
Prishtinë, 12 tetor - Ministrja Çitaku priti në takim një delegacion Suedez të kryesuar nga Björn Lyrvall, Drejtor i përgjithshëm i Çështjeve Politike pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, Lars Schmidt, Drejtor i Departamentit për Çështjet e BE- së dhe Lars Vahlund, Ambasador i Suedisë në Kosovë.
Temë e takimit ishte Agjenda Europiane si dhe të arriturat e Kosovës rreth procesit për liberalizimin e vizave.
Ministrja Çitaku njoftoi delegacionin Suedez për të arriturat e Kosovës drejt Integrimit Europian si prioritetet kryesor i Qeverisë së Kosovës. Temë e diskutimit ishte edhe Raporti e Progresit si dhe të arriturat e deri tanishme për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e Vizave.
Ministrja Çitaku falënderoj delegacionin e Suedisë për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën, duke potencuar që si në të kaluarën, edhe tani kjo mbështetje ka qenë madhore për zhvillimin e vendit tonë.
Ndihma e miqve të Kosovës është një inspirim që ne të punojmë sa më shume që ti arrijmë standardet sa më shpejtë në mënyrë që në një periudhë sa më të afërt vendi ynë të jetë pjesë e Bashkimi Europian.
Lyrvall konfirmoi mbështetjen e Suedisë për Kosovën rreth procesit të Integrimit Europian, dhe qëndroi i mahnitur me të arriturat drejt integrimit Europian, dhe shpreson që Kosova do të vazhdoj me këtë ritëm për një integrim sa më të shpejt.