18 Maj 2024

Kosova me agjenci qe ofron ndihmë juridike falas

Prishtinë, 8 nëntor - Agjencia për Ndihmë Juridike Falas në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) organizoi sot, konferencën rajonale, “Ndihma Juridike Falas dhe Fuqizimi i Bashkëpunimit Rajonal”.

Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka marrë pjesë në hapjen e kësaj konference rajonal në të cilin po marrin pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit.

Në fjalën e tij para të pranishmëve të kësaj konferencë, Ministri Kuçi shprehi mirënjohjen e tij për punën që ka bënë Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, në kohen kur ishte në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë dhe tani si Agjenci e pavarur.

“Unë jam i kënaqur që kemi një Agjenci të këtillë për ndihmë juridike falas e cila i ndihmon qytetarët e Republikës së Kosovës për t’ju qasur më lehtë drejtësisë kur kjo mundësi nuk ekziston dhe për t’u siguruar që pamundësia materiale nuk do të jetë kurrë shkas që një qytetari t’i shkelet ndonjë e drejtë. Gjatë këtyre viteve, ju i keni dalë në ndihmë një numri të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës, andaj unë sot u jam shumë mirënjohës”, tha Ministri Kuçi.

Ministri Kuçi tha së Ministria e Drejtësisë po bën shumë për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe atë rajonal, përmes kompetencave të saja në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ndërsa kërkoi që me anë të bashkëpunimi rajonal në fushën e ndihmës juridike falas, qytetarët e vendeve të tjera të rajonit, ta kenë mundësin që në Kosovë t’i qasen të drejtës shumë më lehtë e më drejtë dhe që e njëjta t’i mundësohet qytetarëve të Kosovës në vendet e rajonit.

Në fund të fjalimit të tij, Ministri Kuçi shprehi gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë për të vazhduar mbështetjen e kësaj Agjencie të pavarur, me qëllim siç tha ai, për të mundësuar qasje më të mirë të qytetarëve në drejtësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)