Kosova me 103 subjekte politike
Prishtinë, 7 mars - Kosova është ndër vendet me numrin më të vogël të popullsisë në rajon, por me numrin më të madh të subjekteve politike.
Vendi që në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2013 ka pasur më pak se 800 mijë votues i ka të certifikuara hiç më pak se 103 subjekte politike.
Në zgjedhjet e nëntorit 2013, përpos 33 partive politike, në garë kanë qenë edhe 52 iniciativa qytetare, 16 kandidatë të pavarur dhe 2 koalicioneve, të cilat kanë përbërë një armatë prej 103 subjektesh politike.
Me këtë numër, Kosova ia kalon edhe shumicës së shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat kanë numër shumë më të madh të votuesve.
/Zëri/