22 Janar 2025

Kosova mbetet prioritet i SHBA-së

Prishtinë, 20 gusht - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit, ka pritur sot në një takim një grup kongresmenësh amerikanë, të kryesuar nga Vern Buchanan, të cilët janë anëtarë të Komisionit të Kongresit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë.

Me këtë rast, u bisedua për partneritetin e deritashëm ndërmjet Kongresit Amerikan dhe Kuvendit të Kosovës, si dhe për përkrahjen e madhe që mekanizmat e Kongresit i kanë dhënë Kuvendit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të tij legjislative dhe politike.

Veseli ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet prioritet i Shteteve të Bashkuara.

“Kjo është një garanci e fuqishme që ne do të kemi sukses në projektet tona të mëdha të zhvillimit ekonomik, të forcimit si shtet i pavarur dhe demokraci funksionale”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Buchanan u shpreh se përkrahja amerikane do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si pjesë e mbështetjes së gjithanshme të SHBA-së për Kosovën.

Kryetari Veseli falënderoi delegacionin e Kongresit Amerikan për këtë mbështetje, duke theksuar se ecja përpara e Kosovës dhe kapërcimi i sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht vendi ynë, varen nga partneriteti me SHBA-në dhe botën perëndimore në përgjithësi.

Veseli dhe Buchanan vlerësuan  gjithashtu se forcimi i institucioneve demokratike në Kosovë, kërkon mes tjerash, një përqendrim më të madh në fushën e ekonomisë, sepse zhvillimi ekonomik është njëri ndër faktorët më të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)