23 Janar 2025

Kosova kërkon zbatimin e marrëveshjeve me Serbinë

Prishtinë, 11 maj - Valon Murtezaj, këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka bllokuar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, porse kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.

“Nuk është e vërtetë që Kosova e ka ndërprerë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Kosova në asnjë moment nuk e ka ndërprerë këtë proces”, ka thënë Murtezaj, duke mohuar pretendimet e Qeverisë së Serbisë se Kosova e ka ndërprerë procesin e dialogut.

Këshilltar për punë të jashtme i kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka thënë se tani është e rëndësishme të ketë zbatim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.

Lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Murtezaj ka thënë për Epoka e Re se edhe ky asociacion do të ndodhë, mirëpo siç ka thënë ai, tani për tani duhet të ndodh edhe zbatimi i marrëveshjeve të tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)