Kosova ka tri sfida për në BE
Prishtinë, 4 shtator - Sekretari i Institutit për Studime Ligjore dhe Demokratike (ISLD), Burim Haliti, ka thënë se duhet përafruar standardin e stabilitet politik, institucional dhe financiar të vendit në mënyrë që të krijojmë një mundësi më të madhe drejt integrimit në familjen më të madhe evropiane, Bashkimin Evropian.
Sfida kryesore me të cilën Kosova duhet ta eliminojë në rrugën e integrimit të vendit në BE është të tregojë stabilitet politik dhe kulturë të lartë qeverisëse. Po ashtu, sfida e dytë që ka Kosova është të orientohet në zhvillimin ekonomik të vendit në mënyrë që ta ngrehë standardin jetësor të qytetarëve të saj dhe ta barazojë me standardin jetësor të vendeve anëtare të BE-së. Sfida e tretë është krijimi i një stabiliteti financiar për funksionimin fiskal të vendit, ka thënë Haliti.
Megjithatë, ai ka treguar se Kosova ka shënuar progres në disa fusha, të cilat mund të themi se është në hap me respektimin e kritereve të BE-së.