Kosova ka shënuar hapa konkretë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut
Prishtinë, 27 tetor - Kosova ka shënuar hapa konkretë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut thonë se është pakicat serbe janë të privilegjuar në këtë drejtim.
Kushtetuta e Kosovës ofron garanci për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave, kjo garanci fuqizohet edhe me kornizën legjislative.
Personat që i përkasin pakicave janë të përfaqësuar mirë në Kuvend dhe në funksionet politike në nivelin qeveritar. Shembull i mirë është edhe Ministri i Pushtetit Lokal, njëherit Zëvendës-kryeministër në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq. Ai tha se Kosova është në rrugë të drejtë që të arrijë vlera evropiane.
Po ajo që është me rëndësi është që institucionet po implementojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, në implementimin e vlerave evropiane. Unë pres që edhe me partnerët tanë kur është në pyetje rruga drejt integrimit dhe përfitimi i liberalizimit të vizave, sepse kjo është edhe ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe besoj që të gjithë së bashku të realizojmë atë që është interes yni i përbashkët, theksoi Petroviq, për Radio Kosovën.
Mbrojtja dhe respektimi i pakicave është edhe pjesë e hulumtimeve të organizatës e cila merret me drejtat e njeriut, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.