Kosova ka përmbushur kriteret, tani pret nga BE liberalizimin e vizave
Prishtinë, 6 tetor - Ministri i Integrimit Evropian, z. Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës znj. Gerrie Willems si dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë z. Laszlo Markusz.
Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të drejtë pret që BE-ja të lëviz tani me rekomandimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe nënshkrimin e MSA-së, ka thënë ministri Çollaku gjatë takimeve.
Ndërkaq ambasadorja Willems si dhe ambasadori Markusz kanë rikonfirmuar qëndrimin përkrahës të shteteve të tyre në drejtim të agjendës evropiane të Kosovës.