22 Janar 2025

Kosova ka përmbushur detyrimet për liberalizim të vizave

Prishtinë, 25 shtator- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli priti sot në takim delegacionin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili kryesohej nga nënkryetarja e këtij parlamenti, Ulrike Lunaçek.

Kryetari Veseli e njohu Delegacionin me zhvillimet në Kuvend, përkushtimin për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, nevojën e nënshkrimit sa më të shpejtë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe zhvillimin ekonomik.

Në takim me deputetët evropianë, z. Veseli vuri në dukje se Kosova ka përmbushur detyrimet e veta karshi standardeve për liberalizim të vizave. Ai po ashtu theksoi rëndësinë e procesit të dialogut, si dhe zhvillimit ekonomik.

“Është sfidë zhvillimi ekonomik. Sot të rinjtë tanë kanë vështirësi, ngase zhvillimi që vjen nga lëvizja e lirë e njerëzve, ideve dhe mallrave, mbetet ende e kufizuar. Po presim që nënshkrimi i MSA-së të ndodh sa më shpejt dhe procesi i euro-integrimeve të vendit tonë të vijojë me intensitet”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Zonja Lunaçek dhe anëtarët tjerë të delegacionit shprehën mbështetjen për proceset integruese që po kalon Kosova dhe punën e përkushtuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo theksoi se Kosova gëzon mbështetje të fuqishme të deputetëve të Parlamentit Evropian dhe vuri në dukje se zhvillimi ekonomik mbetet sfidë për rajonin dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)