07 Maj 2025

Kosova ka nevojë për përvojën e Austrisë

Prishtinë, 1 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot një delegacion të lartë të Austrisë, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, integrimet evropiane të Kosovës, investimet e huaja dhe krijimin e vendeve të punës, përmes investimeve austriake në Kosovë. 

Pjesë e delegacionit të Austrisë ishin rreth 30 zyrtarë të lartë të Grupit të miqësisë Kosovë-Austri, biznesmenë, mjekë, profesorë, të cilët e falënderuan kryeparlamentarin Veseli për mikpritjen dhe ofrimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët të dy vendeve. 

Veseli tha gjatë takimit me delegacionin austriak se Kosova ka bërë reforma dhe është duke vazhduar ato në fushën e ekonomisë, për t’i hapur rrugë më të shpejtë zhvillimit dhe transformimit të ekonomisë, e cila mundëson më shumë investime të huaja që ndikojnë ne punësim të qytetarëve.

Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova ka shumë nevojë për përvojën austriake në gjitha fushat, për të ecur vendi më shpejt në rrugën e zhvillimit ekonomik.

Kryetari Veseli ka intensifikuar kohëve të fundit punën e Grupeve të miqësisë së deputetëve kosovarë me ata të Parlamenteve të huaja, për të ndikuar më shumë në lobim, por edhe në thellimin e marrëdhënieve të Kosovës me vendet e tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)