16 Janar 2025

Kosova ka marrë një rrugëtim të ri drejt NATO-s

Prishtinë, 8 dhjetor - Aleanca veriatlantike, NATO e ka informuar Kosovën se ka vendosur që të thellojë bashkëpunimin dhe përkrahjen për Kosovën, si dhe përfshirjen e saj në programe të ndryshme të NATO-s.

Këtë e ka konfirmuar kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë një konference të përbashkët me gazetarë me kryediplomatin e Kosovës, Enver Hoxhaj.

“Ky është lajm me rëndësi për Kosovën sepse hap një kapitull të ri në marrëdhëniet dhe përkrahjen e Kosovës nga NATO, forcon rolin e Kosovës si faktor stabiliteti në rajon dhe partner i besueshëm i NATO-s në përballje me sfidat rajonale dhe globale”, ka thënë Kryeministri Mustafa.

Këshilli i Atlantikut Verior është pajtuar për fuqizimin e bashkëpunimit të NATO-s me Kosovën brenda mandatit respektiv të KFOR-it dhe të Ekipit Këshillues Ndërlidhës të NATO-s, i bashkëpunim pritet të avancohet nga fillimi i vitit të ardhshëm.

"Sekretari i NATO-s, Stoltenberg, na ka kthyer një përgjigje tejet kuptimplotë, e cila në esencë krijon mundësitë për bashkëpunim thelbësor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s."
 
"Konsideroj se ky është  ky është një lajm shumë i rëndësishme për Kosovën, pasi që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve dhe mbështetjes së NATO-s dhe po ashtu e fuqizon rolin e Kosovës si faktor i stabilitetit në rajon dhe si një partner i besueshëm i NATO-s në përballimin e sfidave rajonale dhe globale të sigurisë", ka theksuar Mustafa.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj  tha se vendi sot ka marrë një rrugëtim të ri drejt NATO-s.

Hoxhaj tha se Kosova ishte konsumuese e paqes në rajon, ndërkaq tashmë është kontribuuese e saj.

Ministri i Jashtëm tha se letra e nënshkruar nga sekretari i NATO-s, konfirmon vullnetin që të rritet bashkëpunimi Kosovë-NATO.

“Nga sot kemi një rrugëtim të ri të NATO-s. Kosova e cila deri më sot ishte konsumuese e paqes në rajon tash është kontribuuese e saj. Kemi bërë përpjekje maksimale që të rrisim numrin e njohjeve dhe qëllimi jonë është që ta shtrijmë sovranitetin dhe këtë do ta bëjmë duke u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare”, u shpreh Ministri Hoxhaj.

Në letrën e NATO-s kanë ofruar mundësi për aktivitete shtesë të dizajnuara për të fuqizuar bashkëveprimin me Kosovën.

Nga dita e sotme Kosova sipas tij shndërrohet nga një konsumues i sigurisë, pasi kemi qenë konsumues i sigurisë për një kohë të gjatë, për shkak të pranisë së madhe të trupave të KFOR-it, në një prodhues dhe eksportues të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare.

"Përmes kësaj letre dhe përmes fazës së në të cilën kemi hyrë, do të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmbushim të gjitha kriteret, të gjitha kushtet, me qëllim që në një të ardhme të afërt t’i bashkohemi edhe Programit të Partneritetit për Paqe, si parakusht për anëtarësim drejt NATO-s."

"Kjo marrëdhënie është si rezultat i punës së madhe të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe politikës së saj të jashtme, por mbi të gjitha është rezultat edhe i konkluzioneve të Samitit të Varshavës në verën e këtij viti, ku u mirëprit në këtë Samit dhe u nënvizua perspektiva atlantike e Kosovës", ka theksuar Hoxha.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)