Kosova jo stabile, burim i tensioneve
Uashington, 2 shkurt - Jo stabiliteti në veri të Kosovës dhe mungesa e përparimit në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës do të jenë në vitin 2012 burim i tensioneve për të cilën gjë nevojitet angazhim diplomatik dhe i sigurisë së Perëndimit,theksohet në raportin e shërbimit amerikan të zbulimit.
Në raportin e drejtorëve të Shërbimit kombëtar informativ në këshillin e Senatit të Kongresit të SHBA theksohet se ndarjet e thella etnike dhe politike në Ballkanin Perëndimor paraqesin burim për stabilitetin në Evropë në vitin 2012.
Vazhdimi i jo stabilitetit në Kosovë-veçmas në veri të Kosovës ku janë serbet shumicë-dhe mungesa e përparimit në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e BE ,mbeten burime të tensioneve për të cilën arsye nevojitet angazhim diplomatik dhe i sigurisë së Perëndimit.
Tensionet ndëretnike dhe disfunkasionalieti i strukturave shtetërore gjithashtu kërcënojnë stabilitetin në BdheH,thuhet në raport. në dokumentin që ka nënshkruar drejtori i Shërbimit Kombëtar informativ Dxhems Kleper thuhet se Kosova në vitin 2012 do të jetë shtet i brishtë ndonëse e kanë njohur më shumë se 80 shtete mes të cilave edhe 22 nga 27 anëatrë të Bashkimit evropian.