Kosova, jashtë 22 organizatave rajonale
Prishtinë, 21 janar - Marrëveshja që ia shoqëroi fusnotën denominimit të Kosovës, nuk ia solli edhe anëtarësimet në organizatat dhe në nismat rajonale, të cilat i ishin premtuar si kundërvlerë. Shteti mbetet jashtë 22 mekanizmave të këtillë rajonalë.
Marrëveshja e shkurtit të 2012-s, e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan sot Koha Ditore, konfirmonte përkushtimin e të dyja palëve për përfaqësim dhe bashkëpunim rajonal efektiv dhe gjithëpërfshirës.
Një pikë e marrëveshjes thoshte se Kosova* merr pjesë vetë dhe flet për veten e saj në të gjitha takimet rajonale. Por, deri tash ajo nuk mund të flasë në aktivitetet që organizojnë shumica e këtyre organizatave.