23 Dhjetor 2024

Kosova inauguron sot Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Prishtinë, 12 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu ka ftuar për sot takimin inaugurues të Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Në kuadër të edicionit të parë të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, institucionet e Republikës së Kosovës kanë marrë një sërë zotimesh drejt avancimit të demokracisë në Kosovë.

Përmes këtyre zotimeve, institucionet e vendit janë angazhuar për luftim të korrupsionit, mbrojtje nga autoritarizmi dhe avancim të të drejtave të njeriut.

Me qëllim të koordinimit dhe menaxhimit sa më të suksesshëm të punës në drejtim të përmbushjes së zotimeve, Presidentja Vjosa Osmani ka themeluar Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.

Këshilli do ta luaj rolin e mekanizmit përgjegjës për udhëheqjen dhe garantimin e mbarëvajtjes së punës së të gjitha institucioneve të cilat janë drejtpërdrejt përgjegjëse për përmbushjen e zotimeve të prezantuara në Samitin për Demokraci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)