04 Maj 2024

Kosova i kërkon BE-së të bëj presion ndaj Serbisë për lëvizjen e lirë

Prishtinë, 9 janar - Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se lidhur me problemet e krijuara në zbatimin e marrëveshjes së lëvizjes së lirë nga ana e Serbisë, gjatë ditëve të festës, me ç’rast janë krijuar pritje të gjata dhe maltretuese për shtetasit e Kosovës,  Zyra e dialogut teknik dhe Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka qenë në kontakte të vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe ndërmjetësin Robert Cooper, nga i cili ka kërkuar të bëjë presion ndaj palës Serbe për evitimin e këtyre problemeve. 

Nga Policia e Kosovës qeveria ka marrë njoftime zyrtare për pengesat dhe pritjet e gjata që kanë filluar që nga fundjava dhe kanë vazhduar deri më sot në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë situata ka qenë me e mirë.

Po ashtu, qeveria është njoftuar se sot duke filluar nga orët e mëngjesit nuk u është lejuar kalimi qytetarëve me lejet e njoftimit të Kosovës në pikën kufitare në Merdare.

Gjatë ditës së sotme zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka biseduar me telefon me Robert Cooper për të diskutuar për problemet e reja në pikën kufitare në Merdarë ku po ndalohet kalimi me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës si dhe ka kërkuar angazhime shtesë për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Nga ana e tij, Cooper ka njoftuar se në biseda me palën serbe ka marrë premtime për zgjidhjen e pengesave teknike dhe normalizimin të lëvizjes së lirë sa më shpejtë që është e mundur në pikën kufitare në Merdarë.    

Në orët e pasditës, diku rreth orës 15:45, Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdarë Serbia ka rinisur lejimin e kalimit të shtetasve të Kosovës me lejet e njoftimit.

Pas këtyre pengesave të krijuara nga ana e palës serbe, konsiderojmë se pavarësisht fluksit të madh të qytetarëve në pikat kufitare që zakonisht shfaqen në periudha festash, pala Serbe është dashur të përgatitet më mirë për ti përballuar këto flukse, ashtu sikurse Qeveria e Kosovës e cila me efektivitet të lartë e zbatoi marrëveshjen për lëvizjen e lirë edhe në periudha të festash e të flukseve të mëdha të qytetarëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)