30 Dhjetor 2024

Kosova gjithmonë është më e fuqishme kur e ka Shqipërinë në krah

Prishtinë, 6 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në takim u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe i sinqertë, i fokusuar kryesisht në situatën politike në Kosovë, veçanërisht problemet në katër komunat veriore.

Kryetari Konjufca shprehu bindjen se roli i Shqipërisë mund të jetë shumë ndihmues në kuptimin e pozicionit të Kosovës, e cila është në të drejtën e saj kur insiston në zbatimin e shtetit ligjor dhe funksionalizimit të demokracisë në krejt territorin e Kosovës.

Kryeministri Rama paraqiti pikëpamjen e tij mbi pozicionin që Kosova sot ka kundrejt aleatëve të saj.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që situata është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të shkohet drejt një zgjidhjeje që do mundësonte zhvillimin e zgjedhjeve në komunat veriore dhe kthimin e serbëve në institucione përmes proceseve dhe procedurave demokratike.

Kryetari Konjufca theksoi nevojën që bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi Serbinë që marrëveshja e Ohrit të zbatohet në plotni dhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë të futen në shtegun e normalizimit si dy subjekte shtetërore sovrane dhe respektuese ndaj njëra-tjetrës.

Për kryetarin Konjufca mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është gjithnjë e nevojshme dhe e çmuar dhe Kosova gjithmonë është më e fuqishme kur e ka Shqipërinë në krah.​


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)