Kosova, gati për misionin faktmbledhës
Në një intervistë për Epokën e re, ai ka thënë se presin që misioni faktmbledhës ta vlerësojë në mënyrë strikte dhe fer gjendjen reale në Kosovë.
Çollaku ka shtuar se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara që procesi i liberalizimit të vizave të përfundojë sa më shpejt.
Ai ka thënë se sa i përket procesit të liberalizimit të vizave Kosova ka bërë hapa pozitivë.