29 Prill 2024

Kosova ftohet në Forumin Ballkan-BE

Prishtinë, 17 qershor - Kosova ftohet të marrë pjesë në takimin e ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në datën 20 qershor në Luksemburg.

Kosova është ftuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton delegacioni kosovar do të kryesohet nga ministri i jashtëm Enver Hoxhaj.

Sipas mediave kosovare takimi do të zhvillohet sipas formulës GYMNIH, që do të thotë pa shenja shtetërore dhe pa emra të funksioneve të të pranishmëve dhe në këtë mënyrë pritet që në takim të marrë pjesë edhe Serbia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)