19 Janar 2025

Kosova feston gjashtë vjetorin e pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Kosova sot feston gjashtë vjetorin të pavarësisë, të njohur nga 106 vende të botës, ndërsa festimet tashmë kanë filluar.

Për 6 vjet shtet, Kosova tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë, kombëtarë dhe amerikanë.

Nderkaq Kuvendi i Kosovës, sot do të mbajë një seancë solemne, ku pritet të flasin kryeparlamentari Jakup Krasniqi, presidentja Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi.

Pavarësisht sfidave e problemeve zhvillimore, lidershipi i Kosovës e sheh 17 Shkurtin si një të arritur kulmore. Kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se kjo datë paraqet sendertimin e aspiratave shekullore për liri dhe pavarësi.

“Këto festime i fillojmë në kohën kur po e forcojmë subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit tonë, tani kur kemi arritur 106 njohje ndërkombëtare, kur çdo herë jemi më afër integrimeve euroatlantike, liberalizimit të vizave, procesit të Stabilizim-Asociimit, perspektivës për partneritet për paqe dhe anëtarësim në NATO”, ka thënë Thaçi.
 
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në pritjen solemne me rastin e përvjetorit të gjashtë të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka deklaruar se në këtë gjashtëvjetor nderojmë të gjithë ata burra e gra të vendeve mike, të SHBA-ve dhe BE-së, që përkrahen fuqishëm kauzën tonë të drejtë e njerëzore në mbrojtje të parimeve universale për të qenë të lirë dhe të barabart.

Për këtë përvjetor, krerët e shtetit të Kosovës kanë marrë urime nga udhëheqës të shteteve të ndryshme. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përmes një telegrami ka uruar presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“SHBA-të vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës, dhe rritjen e përgjithshme të saj si një demokraci sovrane, e pavarur dhe shumë-etnike”, thuhet në urimin e presidentit Obama.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)